Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri Rama publikon apelin e Reshat Arbanës: Ti mbrojmë njerëzit e zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm

Një mesazh sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë të dashur nga COVID është dhënë nga aktori i njohur Reshat Arbana mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Mesazhin e tij e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama. Aktori thekson se shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne. Pikërisht me këtë të drejtë njerëore e ka nisur mesazhin e tij aktori, duke nënvizuar se ne duhet ta mbrojmë. E rëndësishme siç nënvizon Arbana është që të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm.

“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.

MIRËMËNGJES 😊

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 26, 2021

Related posts

Reshjet e shiut, Ahmetaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e padomosdoshme

D V

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen

D V

“Bisedimet kanë tejkaluar çdo afat”/ Bushati intervistë për gazetën greke: Lënia e Ballkanit Perëndimor në cepin e Europës, një dorëzim strategjik. Zgjerimi detar? Greqia ka ndryshuar politikën e jashtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More