Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri Rama në Ekspozitën “Sigurimi në fjalët e veta” për personat e zhdukur në komunizëm: Do të marrë zgjidhje edhe problematika e pensioneve të minatorëv

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ekspozitën “Sigurimi në fjalët e veta” mbajtur në oborrin e Kryeministrisë. 30 gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, prandaj është mjaft domethënëse që sot të zbulohen për herë të parë për publikun faqe nga dosjet e deklasifikuara të Sigurimit të Shtetit.

 

Në kuadër të përkujtimit të personave të zhdukur, të cilëve nuk u gjehen eshtrat apo nuk dihet se si kanë ndërruar jetë, këto histori të zbuluara nga dosjet e ish-Sigurimit, janë marrë nga të gjitha qytetet e vendit, por tregojnë njëkohësisht si e shkruante historinë Sigurimi në atë kohë.

Zoti Rama e nisi fjalën e tij duke ngushëlluar publikisht familjen e Sherif Merdanit për humbjen e këngëtarit të njohur.

Më pas Kryeministri theksoi se ata janë krenarë sa i përket faktit që për ata persona që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist, shteti ia ka shlyer plotësisht detyrimin në formën e dëmshpërblimit. Më tej, kryeministri është ndalur te pensioni i atyre që kanë pasur punë të rënda, si punën në minierë, dhe që kanë probleme me pensionin, duke u shprehur se kjo problematikë do të marrë rrugë.

Zoti Rama theksoi se proçesi i dëmshpërblimit është zvarritur për shumë vite, deri sa nisi nën drejtimin e qeverisë së tij 7 vite më parë. Më tej ai theksoi se ndërgjegjësimi për të shkuarën është me rëndësi jo vetëm për personat që nuk kanë ku të shkojnë për të kujtuar të parët e tyre, jo vetëm për ata që lindën në komunizëm, por edhe për gjeneratat e tjera, që nuk e njohin periudhën e regjimit komunist aspak.

Për Kryeministrin kjo ekspozitë është kontribut modest në këtë rrugë, e përtej zvarritjeve, sipas tij Shqipëria ka arritur të vendosë pika referimi konkrete për të shkuarën, duke theksuar se Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit është një nga këto pika referimi, ashtu siç ishte ligji mbi këtë çështje, i cili hasi kundërshti në parlament nga opozita, që sipas tij duhej të ishte sjellë në mënyrë të kundërt. Rama shtoi se nuk dëshironte të bënte polemikë me këtë temë, por tha se qeveritë e mëparshme duhet të kishin vepruar menjëherë në këtë drejtim.

Kryeministri tha: “Historia e gjithë persekutimeve të diktaturës, përtej vuajtjeve personale, është një histori vuajtjeje me vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, për ata më të rinjtë që lindën në periudhën e komunizmit, por ndryshimi i gjet mjaftueshëm të rinj për të ndërtuar një jetë tjetër.

Ne jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi, që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të të ardhmes, jo thjesht në funksion të të gjithë atyre që janë të prekur direkt prej saj.

Kjo ekspozitë është një tjetër kontribut modest, por i rëndësishëm, në vazhdën e kësaj përpjekjeje dhe besoj se përtej çështjeve të bartura dhe të pazgjidhura, apo vonesës zvarritëse të shumë viteve, sot Shqipëria ka arritur të vendosë ca pika referimi për të shkuarën, që janë pika referimi fizike, konkrete, të prekshme.

Autoriteti për informimin mbi dokumentet e sigurimit të shtetit është pika më e rëndësishme e referimit dhe është sot një autoritet që vlerësohet për faktin që ju ka dhënë shumë njerëzve mundësinë, që të hapin dyert e të eksplorojnë labirinthet e një historie, që është ende e pazbuluar plotësisht.

Një projekt i nisur më 2013, por që do duhej të kishte nisur qysh në krye të herës, do duhej që shembulli brilant i Gjermanisë apo edhe të tjerë, të ishin pasuar nga Shqipëria herët dhe jo Shqipëria të mbetej siç ne e gjetëm më 2013, i vetmi vend së bashku me Rusinë dhe asnjë tjetër nga vendet e ish-Perandorisë Komuniste, që nuk ishte bërë asgjë për të hedhur dritë mbi faktet që lidhen me persekutimet”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se falenderonte të pranishmit që janë bartës të kësaj të shkuare dhe ata që janë të përfshirë në këtë projekt, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Gentiana Sulën, kryetares së Autoritetit të Dosjeve. Zoti Rama e konsideroi ekspozitën një minierë të paçmueshme për të ardhmen.

Related posts

Bashkëpunimi me policinë çeke, Veliu: Më shumë siguri për përdoruesit e rrugës

D V

Berisha përballë SHBA, Fatbardh Kadilli: PD nuk mund të futet në izolim, qoftë edhe për një lider historik

N E

“Delta përhapet me shpejtësi në Shqipëri”! “DW”: Nuk respektohet maska dhe distancimi! Autoritetet s’po reagojnë për të rikthyer masat shtrënguese

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More