Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri Kovaçevski do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Islandë

Shkup, 15 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski më 16 dhe 17 maj të vitit 2023 do të marrë pjesë në Samitin e katërt të Këshillit të Evropës në Rejkjavik të Islandës, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Në Samit do të marrin pjesë kryetarë të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Në kuadër të Samitit, më 16 maj, kryetari i Qeverisë, Kovaçevski do të marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët në të cilën do të bisedohet për modelet për ruajtje dhe zhvillim të demokracisë në kohën e rreziqeve të mëdha, ndërsa në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, si dhe kryeministrat e Gjeorgjisë, Norvegjisë, Italisë, dhe kryetarë dhe ministra të Punëve të Jashtme të më shumë vendeve të Evropës. 

Më 17 maj kryeministri Kovaçevski do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, i cili këtë herë është në temën “Të bashkuar për Evropë”, ndërsa ku janë paraparë edhe fjalime hyrëse të kryeministres së Islandës, Jakobstodir, sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, Pejçinoviq – Buriç si dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Koks. 

Gjatë qëndrimit të tij në Rejkjavik të Islandës, kryeministri planifikohet të zhvillojë takime dhe bisedime me më shumë liderë evropianë.

Në përbërje të delegacionit të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski është edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky