Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau viziton qytetin Irpin të Ukrainës

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin, ka thënë kryebashkiaku lokal.

Në një deklaratë në Telegram, kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha: “Sapo pata nderin të takohem me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili erdhi në Irpin për të parë me sytë e tij të gjithë tmerrin që pushtuesit rusë i kanë shkaktuar qytetit tonë”.

Qyteti ukrainas, Irpin, i cili ndodhet në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, u mbajt përkohësisht nga trupat ruse në fillim të luftës përpara se të tërhiqeshin nga rajoni, transmeton Telegrafi.

Vizita e Trudeau-t vjen pasi ai dhe presidenti amerikan Joe Biden nënvizuan angazhimin e tyre për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj në Ukrainë në një telefonatë të premten.

Gjatë bisedës, udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet për t’i ofruar ndihmë sigurie Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Vizitë të paparalajmëruar gjatë ditës së sotme kishte bërë në Ukrainë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Ajo udhëtoi për në Uzhhorod të Ukrainës ku u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska. 

Related posts

Të paktën 118 të burgosur u arratisën në Nigeri pasi përmbytjet dëmtuan burgun

Xh M

Macron: Ka rrezik që Evropa jonë mund të vdesë, s’jemi të pajisur për ballafaqim me rreziqet

Xh M

Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky