Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri i ri i Zelandës së Re do të jetë Chris Hipkins

Partia Laburiste në pushtet e Zelandës së Re njoftoi sot se Chris Hipkins do të jetë lideri i ri i partisë dhe kryeministri i 41-të i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhja e tij u konfirmua nga një votim në një takim të grupit parlamentar të partisë, i cili zgjati më pak se një orë.

Anëtari 44-vjeçar i grupit parlamentar dhe ministri i Arsimit ishte i vetmi kandidat për këtë post, pas dorëheqjes së papritur të paraardhëses së tij, Jacinda Ardern.

Ardern njoftoi të enjten se ajo do të largohet nga posti i kryeministres dhe udhëheqësja e partisë në shkurt dhe nuk do të kandidojë për të njëjtin pozicion në zgjedhjet e përgjithshme të 14 tetorit 2023.

Është njoftuar se Hipkins do të betohet si kryeministër të mërkurën.

Pas zgjedhjeve, ai tha se rikonstruimi i kabinetit do të shpallet javën e ardhshme.

Përveç fokusimit në çështjet e brendshme, Hipkins tha se qeveria e tij do t’i jepte prioritet inflacionit në rritje, çmimeve të larta të banesave, ligjit dhe rendit.

Related posts

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy