Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri britanik: Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh që nga vitet e 1990-ta

Londër, 2 dhjetor – Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vlerësuar se gjendja në Ballkanin Perëndimor është në kulmin e tensioneve, më të lartin që nga luftërat e viteve 1990-ta.

“Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut – nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës”.

 

Këto komentet Johnson i bëri të enjten kur e mëroi Sir Stuart Peach, si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Sir Stuart Peach do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euroatlantik në këtë rajon kyç.”

Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Biden kritikon ashpër Kinën dhe Rusinë që nuk morën pjesë në samitin për klimën

D V

BE: Thirrje për trupë mbrojtëse europiane

D V

Fauci: Omicroni ka aftësi të jashtëzakonshme të përhapjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More