Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri, Albin Kurti takohet me senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst

Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.

 

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti e ka falënderuar senatoren Ernst dhe shtetin e Iowa-s për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Misioni i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në zbarkimin e përbashkët në Kuvajt, u vlerësua për kontributin në paqen dhe sigurinë globale, por edhe për promovimin e Kosovës si aktor të përkushtuar për stabilitet afatgjatë.

Related posts

Apeli i kryeministrit Kurti: Kapërcejini paragjykimet për vaksinat, vaksinohuni!

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Pas helmimit të qytetarëve në Krujë, FSK e gatshme t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More