Agjencia Zhurnal.mk.

KRU ‘Hidrodrini’: Nuk do të ketë rritje të tarifave të ujit në tre vitet e ardhshme

Organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), e ku nikoqir ishte Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, në ambientet e kësaj të fundit sot u zhvillua Diskutim Publik me temën “Përcaktimi i Tarifave të Shërbimeve të Ujit”.

 

Në hapje të takimit, në cilësinë e nikoqirit, objektivat e kompanisë, para ta pranishmëve i shpalosi Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Agron Tigani.

Biznes planin tarifor tre vjeçar (01.01.2022 – 31.12.2024) e shpalosi Zyrtari kryesor financiar i KRU ‘Hidrodrini’ Rasim Maloku.

Nga ana e ARRU, përfaqësuan Hysni Feka – Analist i tarifave, Vehbi Duraku – Analist për investime kapitale dhe Lule Aliu – Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun.

Përpos të tjerëve, në diskutim publik morën pjesë edhe përfaqësues nga Shoqëria civile, OJQ ‘Syri i Vizionit’ dhe organizata mjedisore ‘Let’s do It Peja’, respektivisht Naser Lajqi dhe Urim Xharavina.

U konkludua se plani tarifor i shpenzimit të ujit, në periudhën e ardhshme tre vjeçare, (01.01.2022 – 31.12.2024) në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, nuk do të ketë rritje çmimi nga tarifat aktuale 2021.

Kjo si rezultat i performancës dhe qëndrueshmërisë financiare të KRU ‘Hidrodrini’.

Related posts

Rexhep Selimit mund t’i mundësohet ardhja në Kosovë – ka lënë në gjysmë procesin gjyqësor të 2015-ës

D V

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten

D V

Reagon këshilltari i Vjosa Osmanit, pasi Kushtetuesja refuzoi ta interpretojë kërkesën e Presidentes për emërimin e dy anëtarëve të KQZ-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More