Agjencia Zhurnal.mk.

KRSKRR: Përgatisni automjetet për ngasje në kushte të vjeshtës

Shkup, 29 tetor – Përgatisni automjetin tuaj për ngasje në kushte të vjeshtës. Detyrimi i shoferëve është të përshtaten në kushtet në rrugë dhe t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion, porosit Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion Rrugor (KRSKRR)

 

“Periudha e vjeshtës karakterizohet me rënien e temperaturave dhe me shumë rreziqe në komunikacion të cilat shoferët duhet t’i kenë parasysh. Moti i zymtë, reshjet e dendura, ngricat e para, gjethet e njoma që bien në rrugë, dallimet e mëdha të temperaturës, si dhe pjesëmarrja e madhe e mekanizmit bujqësor e cila e ngadalëson komunikacion, janë rreziqet kryesore për komunikacionin në vjeshtë”, theksojnë nga KRSKRR-ja.

Sipas të dhënave statistikore muajt tetor dhe nëntor janë më të rrezikshme për drejtimin e automjetit. Pikërisht për këtë KRSKRR i paralajmëron shoferët t’u kushtojnë vëmendje katër rreziqeve më të mëdha me të cilat përballen shoferët në rrugë në periudhën e vjeshtës.

Prej atje shtojnë se reshjet e dendura e rrisin rrezikun nga rrëshqitja e automjeteve në rrugë.

Vjeshta si një periudhë e aktiviteteve bujqësore intensive, theksojnë, sjell në vete edhe rritje të frekuencës së mekanizmit bujqësor dhe makinerive të punës në rrugë.

Mjegulla, theksojnë nga KRSKRR, është një nga veçoritë e kësaj periudhe të vitit, sidomos në vjeshtën e vonë

Related posts

Pesë protestuesit e pranuan fajin, u kërkuan falje policëve

Z H

Diplomati i arrestuar në Serbi, Dimitrov: Nuk e di kush e ka vazhduar mandatin

D V

Gjithçka që duhet të dini për heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More