Agjencia Zhurnal.mk.

KRRE paralajmëron bllok tarifa për konsumin e energjisë elektrike me çmim më të ulët, kufizimet nuk janë opsion

Shkup, 30 dhjetor – Komisioni rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE) paralajmëroi se në fund të janarit ose në fillim të shkurtit do të vendosë bllok tarifa, me të cilat do të sigurohet konsumi i energjisë elektrike me çmim më të ulët.

 

Siç kumtoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, kufizimet nuk janë opsion.

Bislimovski në konferencë për shtyp kumtoi se energjia elektrike për amvisëritë do të rritet për 9,48 për qind, ndërsa nga 1 janari do të hiqet edhe tarifa e lirë ditore. Me këtë vendim, KRRE beson se nuk do të ketë nevojë për rritje të re të çmimeve, por do të monitorohet gjendja e tregut.

“Ky është një nga vendimet më të vështira që ka marrë KRRE0ja që nga ekzistenca e saj. Rritja reale do të ishte shumë më e lartë, rreth 25 për qind, por ne arritëm të shkurtojmë shumë shpenzime dhe Qeveria merr përsipër që në periudhën e ardhshme t’i ndihmojë kompanitë shtetërore”, tha Bislimovski.

Kompanitë nuk janë të kënaqura me vendimin e KRRE-së, por janë të vetëdijshme, tha Bislimovski, se nëse do të ketë rritje drastike të çmimeve, nuk do të mbledhin para nga konsumatorët sepse do të ulet niveli i pagesës.

“Gjithsej 25 milionë euro për zgjedhjet e rinovueshme janë ndarë si kosto në këtë vendim për çmimin e energjisë elektrike. Furnizuesve, në vend që të paguajnë 250 – 260 euro, u jepen rreth 240 milionë kilovat orë në vit me 105 euro për megavat orë, sqaroi Bislimovski dhe nënvizoi se sektori nuk mund të përballojë humbje prej 100 mijë euro në ditë.

Bislimovski shtoi se është duke u shqyrtuar edhe opsioni për uljen e fitimeve të kompanive.

“Fitimi në MEPSO dhe Elektrodistribuimi zvogëlohet për 90 për qind ose janë hequr rreth 21 milionë euro për të mos u bërë barë e qytetarëve. Ne gjithashtu insistuam që ESM të sigurojë 100 për qind të nevojave të familjeve. Asnjë kosto e importit nuk përfshihet në këtë përllogaritje. Nevojat totale të amvisërive do të sigurohen nga ESM për 141 euro për megavat orë. Ne i kërkuam qeverisë që të ndihmojë kompanitë shtetërore të ruajnë likuiditetin. Ne llogarisim se çmimi i blerjes për mbulimin e humbjeve do të jetë 143 euro për megavat orë dhe kjo është mesatarja e gjithë vitit, megjithëse kompanitë kërkuan shumë më tepër – Elektrodistribuimi 220 euro për megavat orë dhe MEPSO mbi 200 euro”, theksoi kryetari i KRRE-së.

Sipas kryetarit të KRRE-së, tarifa e lirë brenda natës dhe të dielën mbetet dhe asnjëherë nuk është vënë në dyshim, ndërsa nëse nuk hiqet tarifa e lirë ditore nga ora 14:00 deri në 16:00, çmimi i energjisë elektrike do të duhej të rritet për 14.23 për qind.

Related posts

Kufizimet për hyrje në Mal të Zi nuk vlejnë për banorët e Maqedonisë së Veriut

D V

Lazim Destani: Gëzuar 27 vjetori i Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”!

D V

Visar Ganiu mori çertifikatën për drejtimin e komunës së Çairit për edhe katër vitet e ardhshme

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More