Agjencia Zhurnal.mk.

KRRE javën e ardhshme do të marrë vendim për çmimin e ngrohjes qendrore

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim për çmimin që do ta paguajnë shkupjanët për ngrohje qendrore në sezonin e ardhshëm.

 

Siç theksoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski deri në afatin përfundimtar, gjegjësisht deri më 31 maj, tre kompanitë në sistemin qendror për ngrohje i kanë parashtruar kërkesat e tyre

“Të gjitha tre kompanitë kërkojnë rritje të çmimit të energjisë termike. BEG kërkon rritje prej 1,82 për qind, ESM Energjetikë kërkoi rritje prej 64,79 për qind, ndërsa Shkup-Veri kërkoi rritje të çmimit përfundimtar për 15,54 për qind”, tha Bislimovski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai, theksoi, se çmimi i gazit merr pjesë me rreth 70 për qind në çmimin përfundimtar që paguhet për ngrohje qendrore.

“Për momentin çmimi i gazit natyror në bursat botërore shënon rritje të konsiderueshme për më shumë se 50 për qind lidhur me çmimin e gazit nga viti i kaluar kur u mor vendimi për çmimin e ngrohjes qendrore”, theksoi Bislimovski dhe shoi se në praktikë çmimi i sezonit të verës i gazit natyror është më i lartë sesa ishte çmimi i sezonit dimëror në vitin 2020.

Në sistemet qendrore për ngrohje në qytetin e Shkupit të tri kompanive në përfundim me prillin e këtij viti janë kyçur 60 000 banesa që paraqet rritje preh rreth 2 000 konsumatorë të rinj.

Related posts

BERZH: Koha e duhur për investim në hekurudhën e Ballkanit Perëndimor

D V

Hoxha: Me rëndësi është që të kemi tregje për produkte bujqësore sipas standardeve të BE-së

Z H

Bankat shtyjnë shlyerjen e 60% të kredive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More