Po vazhdojnë largimet e futbollistëve pas krizës së madhe që ka kapluar klubin e Feronikelit.
Lojtari i radhës që ka konfirmuar largimin nga ‘Industrialistët’, është Bujar Pllana, shkruan Gazeta Olle.
Mbrojtësi e ka bërë të ditur këtë përmjes një njoftimi në profilin e tij në ‘Facebook’.
Njoftimi i plotë nga Bujar Pllana:
Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC FERONIKELI
Falënderoj kryesinë,trajnerët,bashkëlojtarët dhe tifozët Tigrat e Zi, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen.
Me respekt, Bujar Pllana
/Gazeta Olle/