Agjencia Zhurnal.mk.

Krizat që traumatizojnë qytetarët!

Shkup, 31 Tetor – Menjëherë pas pandemisë së virusit korona, të cilin e kaluam me orë policore dhe karantina që lanë pasoja të rënda në shëndetin mendor të qytetarëve, Maqedonia e Veriut tani po përballet me krizën ekonomike dhe atë energjetike. Çmimet nëpër dyqane po rriten, ende nuk dihet nëse do të ketë ngrohje dhe rrymë përgjatë këtij dimri, ndërsa paralajmërohen pushime nga puna. Parashikimet se pas Kovid-19 do të pasojë një krizë me shëndetin mendor po realizohen dhe kësaj po i vjen në ndihmë edhe kriza ekonomike dhe energjetike. Gjitha këto ngjarje po ndikojnë për keq edhe në shëndetin mendor të qytetarëve të Maqedonisë. Snezhana Dimovska, pensioniste nga Shkupi, thotë se gjërat filluan të shkojnë për keq pas vdekjes së bashkëshortit të saj 4 vjet më parë dhe pastaj kriza me pandeminë, dhe tani kriza ekonomike vetëm e përkeqësuan gjendjen e saj. “Mendoj me vete si do të jetë sot, si do ta kalojë ditën, nëse nuk më ndodh diçka, pse jeta është bërë kaq e vështir, pse çdo gjë shkon lartë, më mundon shumë. Një qumësht 69 denarë, tash 80, gati 90 denarë, dje e kam marrë, çdo ditë po kërkoj vetëm të errësohet, të shkoj në shtrat”, tha ajo.

 

Në Klinikën e Psikiatrisë çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave që kërkojnë shërbime lidhur me shëndetin mendor, tha drejtori i kësaj klinike Stojan Bajraktov. Ai gjithashtu shtoi se 5 vitet e fundit është rritur në 20% kërkesa e këtyre shërbimeve. “Aq sa është i rëndësishëm shëndeti fizik, aq duhet të jetë edhe shëndeti mendor, posaçërisht në këto kohëra kur jemi dëshmitar të krizave të ndryshme, para se gjithash kriza shëndetësore u pasua nga kriza ekonomike dhe politike. Në 5 vitet e fundit për 20% janë shtuar kontrollet, kapacitetet spitalore janë ato, nuk mund të kemi rritje sepse aq janë. Evidente është rritja e nevojës për shërbime të shëndetit mendor. Është rezultat i shumë palëve jo vetëm rezultat i rritjes së nevojës që është i dukshëm në kohëra të këtilla, por edhe si rezultati vetëdijes së popullatës për shëndetin mendor. Dikur njerëzit frikësoheshin nuk flisnin, fshiheshin”, potencoi Bajraktov, drejtor në Klinikës së Psikiatrisë.

Psikologjia dhe psikoterapistja Ana Pop Rizova thekson se të rinjtë nuk kanë qenë kurrë më në depresion, dhe se të moshuarit nuk kanë qenë kurrë më të traumatizuar. “Vërehet se njerëzit janë të pushtuar nga ankthi, të shqetësuar, dhe shpesh herë të frustruar, hyjnë lehtësisht në konflikte, nuk janë tolerant ndaj zhgënjimit pikërisht sepse kapacitetet e tyre përballuese janë konsumuar. Dhe pikërisht kur ata menduan se mund të rivendosin atë stabilitet të humbur, lufta në Ukrainë dhe e gjithë kjo situatë përsëri po krijon frikë”, deklaron Pop Rizova. Ajo gjithashtu këshillon që të mos biem në grackën e të menduarit dhe frikës së tepërt, të jemi të hapur në komunikim me njerëzit e afërt, të pranojmë ndjenjën e frikës dhe zemërimit, por dhe të mbajmë mend përvojat e kaluara si një drejtim se “edhe kjo do të kalojë”. “Ajo që mund të na ndihmon gjithashtu është të jemi proaktiv në ndihmën e të tjerëve. Ajo që është realisht specifike në këtë kohë krize është rritja e humanizmit dhe solidaritetit të njerëzve. Kështu që mund të na jep ndonjë lloj dobie që po mobilizojmë për të ndihmuar dikë dhe mund të jetë shumë shëruese për ne”, përfundoi psikologjia Pop Rizova.

Related posts

Në vijim është paraqitja për pjesëmarrje në sesionin e Klubit të hulumtuesve të Bankës Popullore

Redaksia

Komisioni për gara në FFM suspendon terrenin e Tetovës

Z.H

Borisov: Të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë për momentin e urrejnë Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More