Agjencia Zhurnal.mk.

Kriza energjetike, Balluku takon ambasadoren e SHBA: Biseduam për Skavicën dhe TEC-in e Vlorës

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar së fundmi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ku fokus i bisedës ishte edhe kriza energjitike. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balluku, e cila falënderon Kim për mbështetjen në mbarëvajtjen e projektit të Hidrocentralit të Skavicës dhe TEC-in e Vlorës.

 

“Me ambasadoren Yuri Kim diskutuam sot, ndër të tjerash, edhe për krizën energjetike globale, e cila thekson edhe një herë rëndësinë e dy projekteve shumë të rëndësishme dhe ambicioze që kemi në partneritet me Qeverinë Amerikane, Hidrocentrali i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës, të cilat janë duke avancuar me ritme të mira. Si gjithmonë e falënderoj ambasadoren Kim për mbështetjen e saj dhe përfshirjen personale në mbarëvajtjen e këtyre projekteve ” shkruan Balluku.

Related posts

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për bashkëqeverisjen

D V

Yuri Kim: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në

D V

Manastirliu: Rifillon Kontrolli Mjekësor Bazë, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More