Agjencia Zhurnal.mk.

Kriza ekonomike, Kadrijaj: Qeveria do të dështojë në këtë pjesë

Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj tha se Qeveria e Kosovës do të dështojë në pjesën e ekonomisë, pasi sipas tij, nuk kanë njohuri të të bërit ekonomi.

 

Kadrijaj në emisionin Euro n’T7 tha se edhe nëse Kosova do t’i ketë 20 miliardë euro në buxhetin e Kosovës, nëse nuk investohen, atëherë thotë se do të vijë një moment që ato do të hargjohen.

“Nuk mjafton vetëm të kemi shifra, sepse në ekonominë e tregut së pari duhet të investohen. Por edhe nëse i ka edhe 20 miliardë, nëse fokusimi i buxhetit është në pjesën e politikave sociale, pa i anashkaluar ata, do të jetë të qartë se do të vijë një moment që do të hargjohen”.

Sipas tij, Qeveria Kurti duhet ta kuptojë që Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut.

“Kjo qeveri duhet ta ketë të qartë se Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut. Në pjesën e ekonomisë do të dështojnë, duke mos e njohur thjesht të bërit ekonomi”.

Related posts

Hoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit ishte zëri i Serbisë

D V

Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri: Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës, me rritje ekonomike prej 10.53 për qind

D V

229 pacientë në trajtim nga COVID-19, prej tyre 20 janë në mjekim intensiv

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More