Agjencia Zhurnal.mk.

Kritika për mbikëqyrjen e shërbimeve sekrete

Shkup, 16 dhjetor – Komisionet parlamentare besojnë se ka përparim në procesin e mbikëqyrjes parlamentare mbi shërbimet sekrete dhe të inteligjencës, për të cilën gjë u është tërhequr vazhdimisht vërejtja nga institucionet ndërkombëtare. Kreu i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë Teknike-Operative, Lupço Prenxhov, thotë se komisioni ka bërë disa vizita dhe se brenda tij nuk ka përçarje partiake, shkruan Alsat.

 

“Në mënyrë të veçantë jam krenarë për të gjithë anëtarët nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe në opozitë në kuadër të komisionit me të cilën kryesoj unë sepse në raportin vjetor të Komisionit Evropian për më pak se një vit, komisioni im jepet si shembull pozitiv se ka filluar të punuar të punojnë, gjë që është mirë për shtetin tonë.”- deklaroi Lupço Prenxhov, kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë.

Prenxhov thotë se në bashkëpunim me DCAF dhe 18 institucione vendore është përgatitur një dokument me standardet minimale për realizimin e vizitave në shërbimet e sigurisë, bazuar në praktikat e vendeve anëtare të BE-së. Prenxhov thotë se ndoshta do të ketë nevojë edhe për ndryshime të tjera ligjore, me qëllim të përmirësimit të mbikëqyrjes.

“Mendoj se do të përmirësohen edhe më shumë vizitat e ardhshme, kontrollet do të jenë më thelbësore dhe do të kemi rezultate shumë më të mira sepse ky është edhe roli jonë. Besoj se nga ky dokument do të dalin edhe ndryshime të tjera ligjore nëse ka nevojë për këtë sepse kemi një qëllim dhe ai është që qytetarët, përmes nesh deputetëve të bëjnë një mbikëqyrje të vërtetë për punën e shërbimeve sekrete.”- shtoi Lupço Prenxhov, kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë.

Vizitat e ardhshme në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe në Agjencinë Teknike-Operative do të bëhen në datat 14 dhe 17 janar. Përveç komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së dy agjencive, në Kuvend ekziston edhe Komisioni për mbikëqyrjen e ndjekjes së komunikimeve. Mbikëqyrjet e tij bëhen në mënyrë të posaçme.

Vetëm dy ditë më parë, Këshilli për Punë të Përgjithshme i BE-së miratoi konkluzionet për procesin e zgjerimit në të cilat kërkohet përforcim i mbikëqyrjes parlamentare në shërbimet e sigurisë.

“Vendi ka zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse në shërbimet e inteligjencës dhe të sigurisë, në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët strategjik. Këshilli thekson se kapaciteti i Kuvendit për mbikëqyrje të shërbimeve të sigurisë duhet të përforcohet.”- thuhet në Konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme

Agjencia Teknike Operative, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia e zbulimit u formuan dhe u reformuan gjatë viteve të fundit pas një procesi të gjatë negociatash pas skandalit të përgjimeve në ish Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Related posts

Spasovski: Për momentin nuk ka indikacione më serioze për valë të shtuar të migrantëve

Z H

Edhe Aleanca për Shqiptarët ME KA KREJT me Besën në raundin e dytë në zgjedhje

Z H

499 qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More