Agjencia Zhurnal.mk.

Krisin grushtat në Kumanovë mes përkrahësve të Maskim Dimitrievskit dhe Oliver Ilievskit

Më afrimin e rrethit të dytë zgjedhor, rriten tensionet në Kumanovë mes kampeve të dy kandidatëve për kryetar komune që shkuan në balotazh, Maksim Dimitrievski dhe Oliver Ilievski.

 

Tensionet kanë shkuar aq arg, saqë kanë shpërthyer në konflikt fizik dhe shkëmbim të grushtave ,es dy ëshilltarëve, njëri i LSDM-së, tjetri nga kampi i Maksim Dimitrievskit.

Bëhet fjalë për dy ish boksierë, Rexhep Rexhepovski, i zgjedhur këshilltar nga lista e Dimitrievskit dhe Samet Salievski nga LSDM. Që të dy akuzojnë njëri tjetrin për sulmin, transmeton Zhurnal.

Fillimisht Rexhepovski e ka njoftuar policinë se është sulmuar të shtunën në lagjen “Sredorek” nga Salievski dhe nga babai I tij. Dy minuta më vonë Salievski ka njoftuar policinë se ai është viktië dhe është sulmuar nga Rexhepovski.

Rexhepovski është fitues i medaljes së argjndtë olimpike në Los Anxhelos në vitin 1984, kurse bashkë me Salievskin janë trajnerë boksi në Klubin e Boksit të Kumanovës.

Edhe LSDM dhe lista e pavarur e Dimitrievskit pas incidentit kanë mbajtur pres konferenca, duke akuzuar njëra tjetrën për incidentin.

Related posts

Osmani: Vendit nuk i nevojiten zgjedhje të parakohshme

Z H

Zoran Zaevi i shpëtoi atentatit falë Greqisë

D V

Banka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti i çmimeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More