Agjencia Zhurnal.mk.

Kris Jenner e këshilloi Kylie të përdorte kursimet e saj për të lansuar linjën e produkteve kozmetike

Kylie Jenner është një miliardere e bërë vetë për një arsye.

 

Nëna menaxhere, Kris Jenner zbuloi se manjatja 23-vjeçare e bukurisë u detyrua të përdorë kursimet e saj për të lansuar Kylie Cosmetics në vitin 2014.

“Unë thashë, ‘Epo Kylie, ti ke kursime që ke fituar duke bërë “KUWTK”për gjithë këto vite’”, tha Kris në pjesën e parë të një serie me tre pjesë të quajtur “Inside Kylie Cosmetics: The Beginning”.

“‘Do të duhet të përdorësh paratë e tua nëse vërtet dëshiron ta bësh këtë punë, sepse kjo do të jetë motivimi dhe nxitja jote”, i tha Jenner vajzës së saj, e cila ishte 17 vjeçare në atë kohë.

Buzëkuqët e Kylie, të cilat u shitën të gjitha – 15,000 njësi, disa minuta pas lëshimit, u krijuan nga pasiguritë e adoleshentes për madhësinë e buzëve të saj.

Kris kujtoi kur 16-vjeçarja Kylie diskutoi për herë të parë se çfarë do të bëhej Kylie Cosmetics: “Ajo tha, ‘Unë dua që të jem në biznesin e bukurisë, dhe unë e di saktësisht se çfarë dua të jetë produkti im’”.

Jenner së fundmi ka rikrijuar të gjitha produktet e saj, duke kaluar në formula krejtësisht të reja, vegane, jo vetëm për produktet e buzëve, por pothuajse për të gjithë linjën. 

Related posts

Baby G tregon sakrificat e xhirimit të klipit “Larg”

R Zh

Leonora Jakupi ‘zhduk’ krahun në fotografi nga photoshopi i tepërt

D V

Me flokë bionde dhe bikini, Beatrix Ramosaj e mahnitshme në imazhet e reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More