Agjencia Zhurnal.mk.

Krijohen vende të reja parkimi në Komunën e Çairit (FOTO)

Shkup, 13 korrik  – Krijimi i vend-parkingjeve të reja në territorin e Komunës së Çairit, është një nga punët që po i kushtohet vëmendje e madhe në vazhdimësi.

 

Ekipet e punës të Komunës së Çairit për momentin janë drejt rrumbullakimit të procesit të punës për krijimin e vend-parkingjeve të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej afër 1500 m2 në rrugën “Parashqevi Qeriazi”.

Njëra pjesë e këtij vend-parkingu tanimë ka përfunduar dhe po shfrytëzohet nga banorët e lagjeve përreth, ndërsa pjesa tjetër është duke u shtruar me bekaton.

Në drejtim të rritjes së kapaciteteve për vende të reja parkingu, punët janë duke vazhduar edhe në shumë lokacione të tjera të Komunës së Çairit.

Related posts

Moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Z H

Arifi pjesmarëse në panelin “Avancimi i Agjendës së grave për paqë dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”

Z H

Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More