Agjencia Zhurnal.mk.

Kreu i BFI-së, Fetahu: Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam

Shkup, 27 mars – Nuk ka ardhmëri të një kombi e shoqërie, pa stabilizim ekonomik. kështu në Klan Debat vlerësoi kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu.

Sipas tij, kriza në vendet e Ballkanit përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, qëndron tek korrupsioni si dukuri e përhapur.

“Duhet të fillojmë nga lufta e ashpër kundër korrupsionit. Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam. është kancer i shoqërisë. Nëse duam të gjejmë se pse ka krizë në shumë vende të Ballkanit dhe të botës, mos mundoheni të gjeni kushedi se çfarë përgjigjeje. Përgjigjja qëndron në korrupsion, në keqpërdorimin e mjeteve që janë shoqërore e që unl i quaj ‘vakëf’. Këtu është segmenti kryesor”, deklaroi Shaqir Fetahu.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M