Shkup, 5 korrik – Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, konsideron se masa e kohës, të cilën Gjykata Kushtetuese e ka sjellë për udhëzimin do të jetë e parëndësishme dhe së shpejtë do të “hartohet një tekst më i qartë. Ai vendimin e Kushtetueses e vlerësoi si “blerje kohe”.
“Për pezullimin konsideroj se është dashur të jetë i aspektit formal, e jo të blihet kohë. Unë e respektoj vendimin e tyre për masë kohore dhe paralajmëroj se do të ketë një tekst të ri të pastër të udhëzimit, i cili do të lëshohet këtyre ditëve për publikim. Me këtë masa kohore do të jetë e parëndësishme”; tha ministri Lloga sot në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se nuk do të ngritë nismë të re lidhur me akte tjera dhe për shkak të vërejtjeve procesore, si për Ligjin për gjuhët edhe për Ligjin për Marrëveshjen e Prespës.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në lidhje me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me Ministrinë e Drejtësisë dhe vendosjen e një mase të përkohshme dhe një pyetje lidhur me pretendimet se Ministria nuk e ka respektuar afatin e nismës dhe afatin kushtetues për udhëzimin.
“I qëndroj mendimit të njejtë. Si në rastet e mëparshme, ashtu edhe në këtë. Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për të gjitha aktet nënligjore, pasi nuk është respektuar afati kushtetues dhe nuk duhet të marrin iniciativën. Ata marrin Gazetë zyrtare dhe nuk kanë nevojë të marrin iniciativë për të bërë të ditur mendimin e tyre. Nga nesër të gjitha aktet nënligjore do të dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese nga ana ime”, tha ministri Loga.