Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi uron qytetarët për vitin e ri e veçanërisht Thaçin e Veselin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në prag të përfundimit të vitit 2021, ka uruar qytetarët për vitin e ri 2022, përcjell Insajderi.com.

 

Përmes një video-mesazhi, Krasniqi i uroi Vitin e Ri veçanërisht dy ish-kryetarëve të kësaj partie, Hashim Thaç dhe Kadri Veseli.

Ai tha se ndonëse padrejtësisht ata presin ndërrimin e motmoteve, por që janë krenar që populli i Kosovës feston i lirë.

“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, tha ai.

Gjatë urimit të tij, Krasniqi ka falënderuar profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre gjatë këtij viti pandemik.

Tutje, ai ka falënderuar edhe sportistët si dhe artistët për “lartësimin e flamurit të Kosovës”.

Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri 2022, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja.

Posted by Memli Krasniqi on Friday, December 31, 2021

Related posts

Rizvanolli: Projekti i gazsjellësit ka kosto të lartë

D V

Mbështetet qëndrimi i Qeverisë së Kosovës kundër Mini-Shengenit, kritikohet Edi Rama

D V

Kosova rrit numrin e pjesëtarëve të FSK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More