Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi uron Kurban Bajramin: Begati e mirëqenie për besimtarët

Për të uruar Kurban Bajramin, në Bashkësinë Islame të Kosovës sot ka qëndruar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

 

Derisa ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë festë, Krasniqi tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës dhe përkushtimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Kreu i PDK-së u shpreh i lumtur se tashmë këtë festë të shenjtë për besimtarët myslimanë mund ta festojnë të gjithë bashkë pas një periudhe pandemie.

“Pata kënaqësinë që sot të vij në BIK dhe myftiun Tërnava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, e përmes tij dhe të gjithë besimtarët myslimanë t’ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për ta dhe familjet e tyre, duke u uruar paqe dhe duke uruar begati e mirëqenie të gjithëve. Jam i gëzuar që më në fund ka mundësi që të takohemi bashkë në selinë e Bashkësisë Islame, pas një periudhe jo të lehtë të kohës së pandemisë ku festat e rëndësishme siç është Kurban Bajrami ishin të cenuara për shkak të pamundësisë që të mblidhemi me të afërmit dhe familjet tona.

Andaj, shfrytëzoj rastin edhe njëherë që të uroj të gjithë besimtarët për këtë festë me dëshirat më të mirat për ta dhe familjet me shpresë që tash e tutje do kemi mundësi që edhe këto festa jo vetëm t’i festojmë bashkë por edhe të marrim një frymëzim për të qenë më afër njëri-tjetrit por veçanërisht për ata në nevojë sepse kjo është një festë e cila në thelbin e vetë e ka sakrificën, përkushtimin dhe adhurimin por edhe dashurinë për njëri-tjetrin”, theksoi Krasniqi.

Në vendin tonë kremtimi i Kurban Bajramit nisi me faljen e sabahut dhe të namazit të Bajramit në praninë e besimtarëve në të gjitha xhamitë e vendit, ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Related posts

Dr. Musa Krasniqi, gjinekologu i shkathët shqiptar që po lë gjurmë në historinë e mjekësisë daneze

R Zh

Ministri Mehaj në Pentagon, Qeveria i propozon SHBA-së krijimin e një baze të përhershme të Ushtrisë Amerikane në Kosovë

D V

Komuna e Prishtinës ndihmon financiarisht familjet në nevojë dhe personat me nevoja të veçanta

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More