Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi: Mund të priten masa të reja nëse përkeqësohet situata me virusin

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se në Kosovë është situatë e volitshme epidemiologjik sa i përket Covid-19.

Por sipas Krasniqit, kjo situatë mund të ndryshojë.

Krasniqi tha se numri më i madh i të infektuarve ka ndodhur gjatë kohës së verës.

“Kjo situatë mundet fare lehtë të përmbyset duke parë qarkullimin e Omicron në Shtetet e tjera të Europës dhe në vendet tona fqinje në rajon. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo variant të mundshëm”, thotë ai.

“Ende janë studimet e para që flasin për to. Nuk ka saktësisht të informuara por këto janë disa karakteristika që duket se i ka fituar ky virus’, shton ai.

Por a ka SHSKUK kapacitete për tu përballur me një valë të mundshme të Omicron?

“Besoj që si Kosovë por edhe si shërbim spitalor ne kemi dëshmuar që mund të organizohemi dhe mund të mobilizohemi për tu përballur me valë të tilla të mundshme”, shpjegon Krasniqi për RTV Dukagjini.

“Në rast se veç përkeqësohet situata, sigurisht që mund të priten edhe masa të reja. Në fund të fundit ne të gjithë e kemi obligim që në radhë të parë ta ruajmë shëndetin e qytetarëve”, thotë Krasniqi.

“Tani për tani situatën e kemi të qetë. Është duke u monitoruar situata nga institucionet përkatëse të cilat e kanë për obligim të monitorojnë situatën dhe varësisht nga gjendja në të cilën do të futemi në ditët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, nëse do të ketë nevojë, do të rekomandojë masa të tjera. Tani për tani duhet të theksojmë nevojën për zbatimin e masave aktuale që janë në përputhje me situatën në të cilën jemi”, shpjegoi Krasniqi.

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy