Agjencia Zhurnal.mk.

Krasniqi, Kurtit: Kuptojeni drejt mesazhin që ua dha qytetari, këndelluni e mos u hutoni nga pushteti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, falënderoj qytetarët për kulturën e lartë demokratike të treguar në zgjedhjet lokale.

 

Krasniqi tha se ajo çfarë këto zgjedhje kanë nxjerr në pah është njohja me profilin e ri të qytetarit të Kosovës.

“Qytetarë që nuk shantazhohet, nuk keqpërdoret, nuk frikësohet, nuk e pranon arrogancën, besimin e të cilit mund ta fitosh por jo ta marrësh si të mirëqenë. Një qytetar i mirëinformuar që beson në program dhe di të vlerësoj programim, që nuk i nënshtrohet qeverisjes por e kontrollon qeverisjen…”, tha Krasniqi.

Krasniqi shtoi se pushteti në Kosovë nuk mund të ushtrohet mbi qytetarët, janë ata që ushtrojnë pushtet mbi qeveritë si në nivelin qendror dhe lokal, shkruan Telegrafi.

“Kush më shumë e kush më pak, të gjithë kemi fituar pushtet politik në komuna, por fituesi vendimtar është qytetari. Pa dashur të komentoj mënyrën sesi e lexojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve unë dua të ftoj kryeministrin që të bëjë leximin e duhur të mesazhit të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga kryeministri që Qeveria t’i mbështes të gjitha komunat në mënyrë të njëjtë.

“Qeveria duhet t’i mbështes të gjitha komunat njëjtë, barabartë dhe pa diskriminim. Zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo politikanët. Ftesa ime ndaj jush është e sinqertë, t’i përmbaheni asaj që është përgjegjësi e juaja si Qeveri dhe kryeministër. Ne si opozitë jemi të ndryshëm ndaj njëri-tjetrit, por Kosovën e kemi të përbashkët dhe ne duam që ajo të zhvillohet dhe konsolidohet mirë brenda dhe jashtë vendit”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së tutje kërkoi nga kryeministri që ta kuptoj ftesën e tij në mënyrë të drejtë.

“Kuptojeni këtë ftesë drejt për tu këndellur e për të mos u hutuar nga pushteti apo humbja e tij. Qytetari në këto zgjedhje ka folur shumë qartë dhe ka treguar se ky ritëm i juaji është i pamjaftueshëm”, tha Krasniqi.

Related posts

Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

D V

Pas raportit të BE-së, shtohen dyshimet nëse Kosova duhet të vazhdojë me procesin e vettingut

D V

Bulliqi: LDK donte me çdo kusht bllokadë, u detyruam kryesuesin t’ia japim PDK-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More