Agjencia Zhurnal.mk.

Krahu i Taravavit demanton lajmin për një takim tet-tet mes Taravarit dhe Selës

Shkup, 22 shkurt – Ish-bashkëpunëtorët e ngushtë Ziyadin Sela dhe Arben Taravari, të cilët brenda natës u bënë kundërshtarë të mëdhenj, gjë që shkaktoi përçarje në Aleancën për Shqiptarët, pas trazirave brenda partisë u zhvilluan një takim tete-a-tete, ku u diskutua për ndarjen e një pjese të pronës së partisë, mëson jozyrtarisht “Fokus”.

Kështu lajme po qarkullojnë në mediat maqedonase por që sipas asaj që mëson Zhurnal nuk ka asgjë të vërtetë dhe të gjitha janë vetëm trillime.

Por këto lajme i demantojnë burime pranë Aleancës për shqiptarët të krahut të Taravavit të cilët për Agjencinë e lajmeve Zhurnal mohojnë një takim mes Taravarit dhe Selës.

Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë takim mes Arben Taravarit dhe Ziadin Selës në këtë periudhë ku edhe sipas lajmeve të fundit kanë diskutuar për ndarjen e pasurisë së partisë.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat maqedonase, të dy janë pajtuar që Sela t’i mbajë në llogari makinat dhe fondet e partisë, ndërsa selia është ndarë, në mënyrë që zyra e partisë në Shkup t’i takojë Selës, ndërsa ajo në Tetovë tek Taravari.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky