Agjencia Zhurnal.mk.

Krahasuar me rrethin e parë, dalja në rrethinë e dytë është më e madhe

Shkup, 31 tetor – Për dallim nga raundi i parë ky raund ka treguar një rritje më të madhe të daljes së qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre deri në orën 13:00, këtë e thonë edhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

 

Në raundin e parë deri në orë 13:00 dolën në votim vetëm 10.22 për qind ose 135.906 qytetarë, pasi që, arsye ishte aparati i leximit të shenjave të gishtërinjëve që e çonte më ngadalë ecurinë e zgjedhjeve.

Kurse në raundin e dytë kemi një rritje edhe pse prapë me probleme të vogla teknike, deri në orën 13:00 kanë dalë në votim 269.684 votues ose 24,87 për qind.

Raundi i parë u zhvillua në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në raundin e dytë votohet në 44 komuna e po ashtu edhe në qytetin e Shkupit.

Related posts

Mjetet për zbukurimet për Vitin e Ri, Gostivari do t’i jep për Qendrën e Autizmit

D V

Flasin dëshmitarët okularë, kjo tragjedi nuk mbahet mend

Redaksia

Shilegov: Çdo vit do të ndajmë nga 1 milion euro për subvencione për klima inverterë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More