Agjencia Zhurnal.mk.

Krahas samitit, opozita proteston në Tiranë

Këtë të martë, më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Një pjesë e liderëve kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar të hënën, një ndër to, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndonëse deklaroi pak ditë më parë se nuk do të vinte në samit, pasditen e së hënës bëri të ditur se do të udhëtojë drejt Tiranës.

Për shkak të zhvillimit të samitit, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë duke ‘blinduar’ kryeqytetin. Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sigurisë do të bllokohen plotësisht disa rrugë dhe do vendoset një perimetër sigurie, që nisi aktivizimin në datën 5 dhjetor në orën 14:00.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Related posts

Pamjet/ Moti i pazakontë përfshin vendin! Banorët heqin me lopata breshërin, dëmtohen të mbjellat

Xh M

Basha takohet me të rinjtë në Durrës: Kam platformën për PD e së ardhmes

Xh M

SPAK, pas ‘floririt të Metës’ mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën HEC-et para largimit nga pushteti! Prokurori: S’ka korrupsion

Xh M