Agjencia Zhurnal.mk.

KQZ kërkon më shumë fonde për investime

Komision i Qendror i Zgjedhjeve ishte institucioni që kërkoi më shumë para nga buxheti që është në diskutime në komisionet parlamentare. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u paraqiti deputetëve të Komisionit të Ligjeve të gjitha nevojat e institucionit që drejton, duke shtuar nevojën për mbi 184 milionë lekë shtesë për investime.

 

KQZ ka në kuptimin numerik shtesa që e bëjnë të dallueshme mes asaj që është parashikuar në program dhe nevojës për investime që janë 184781000 lekë. Nga këto, 39 milionë e 480 mijë Celibashi i kërkoi për magazinën ku do të qëndrojnë pajisjet e teknologjisë që u përdorën gjatë zgjedhjeve parlamentare, për identifikimin dhe numërimin elektronik. “Kushtet nuk janë të mira, kërkojnë kushte specifike” tha ai.

Një tjetër shumë prej 100 milionë lekë për rikonstruksione të magazinave që mbajnë materiale zgjedhore. Fondet e tjera në shuma më të vogla kërkohen për vetë KQZ-në. 18 milionë ai kërkoi për godinën e KQZ dhe 6.5 milionë për pajisje zyrash e kompjutera. Një fond prej 6 milionë lekë Celibashi kërkoi për blerjen e dy automjeteve. Disa prej këtyre kërkesave, deputetët e komisionit të Ligjeve i aprovuan, duke i konsideruar të nevojshme. Vlerësimin final ndërkohë do e bëjë Komisioni i Ekonomisë. Ndërkohë në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar I85,9 mln lekë në total për KQZ.

FONDET QË KËRKON KQZ
182.00000 lekë për godinën e KQZ
6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike
39 480 000 rikonstruksion magazine
100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera
9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ
6 milionë lekë për dy makina
2 milionë për serverin e KQZ

Related posts

Rama në Slloveni, në samitin BE-Ballkani Perëndimor

D V

Çuçi me homologun e Austrisë: Shqipëria, partner i besueshëm në fushën e sigurisë me vendet e BE-së

D V

Të dhënat nga MSH: Vazhdojnë shifrat dhe humbjet e larta të jetëve 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More