Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçki: Në Ministrinë e Mbrojtjes janë vjedhur informata reptësisht të besueshme, Petrovska heshtë!?

Shkup, 4 tetor – Tanimë dita e dytë me radhë që Ministria e Mbrojtjes heshtë për dokumentet e klasifikuara të vjedhura dhe për kompjutorët ku ka patur dokumente reptësisht të besueshme. Kështu shkruan Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE, i cili potencon se zbulimi i palejuar i këtyre dokumenteve, mund të rrezikojë shtetin dhe për këtë shkak, ai kërkon përgjegjësi nga ministrja Sllavjanka Petrovska, transmeton Zhurnal.

“Turp i madh është që ministria e mbrojtjes e një vendi anëtare e NATO-s të jetë jo transparente për ngjarje të tillë, e turp më i madh është të jesh i paaftë të mbrosh dokumente të klasifikuara dhe kompjutorë. Ky është një rast i cili duhet të përfundojë me përgjegjësi penale edhe ndaj përgjegjësve të cilët nuk kanë ndërmarë masa dhe kanë mundësuar që individë ose grupë që në qendër të qytetit, të guxojnë të hyjnë në objekt të mbrojtur të ministrisë dhe të vjedhin dokumente dhe kompjutorë”, thotë ai.

Sipas ligjit për informata të klasifikuara, me shkallën “reptësisht e besueshme”, është informatë e cila zbulimi i së cilës do të shkaktonte dëm serioz për interesat vitale të RMV-së./Zhurnal.mk

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy