Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçki: Kovaçevski ka dezertuar nga konflikti ushtarak i vitit 2001

Shkup, 18 Shtator – “Sot zbulojmë një skandal të ri për kryeministrin – dezertor nga Armata e Republikës së Maqedonisë”, tha Dragan Kovacki, deputet i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp.

 

Dragan Kovacki shkon më tej duke thënë se, sipas informacioneve që ata kanë, kryeministri Kovaçevski e ka shmangur me vetëdije shërbimin ushtarak, pikërisht në periudhën e konfliktit ushtarak në vitin 2001, duke mos iu përgjigjur thirrjes për shërbim ushtarak me arsyen se ka qenë i paaftë.

“Kovaçevski është një dezertor që nuk e meriton të udhëheqë vendin. E ftojmë dezertorin Kovaçevski që brenda 24 orëve të thotë nëse vërtet ka shpëtuar dhe është i paaftë përgjithmonë, apo ka gënjyer institucionet dhe mjekët?.

Nëse është vërtet i paaftë përgjithmonë, atëherë duhet të largohet menjëherë nga posti i kryeministrit.”- përfundon Kovaçki.

Related posts

Shilegov në takim me banorët e Draçevës dhe Usjes, shpalosë punimet që realizoi në katër vite

Z.H

Në Dibër nesër fillon vaksinimi për gripin sezonbal të 100 personave që janë paraqitur të parët

D V

IRL, Komiteti i Helsinkit dhe Shoqata e juristëve të rinj kërkojnë hetim të plotë për rastin “Zhan Mitrev”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More