Agjencia Zhurnal.mk.

“Kovaçevskin e ka surprizuar jeta të bëhet kryeministër, gjërat tjera për të janë dytësore”

Shkup, 8 nëntor – Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen. Por, më e çuditshme se ikja e tij ishte pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski, një kryeministër i butë e i urtë që ndoshta asnjëherë në jetë nuk e kishte paramenduar veten në këtë pozicion në të cilin ndodhet aktualisht. Për Kovaçevskin vlen thënia se “jeta di të surprizojë”. Mbase, edhe i ra në hise që të qeverisë me vendin në fazën më të vështirë të mundshme si kriza shëndetësore me pandeminë dhe ajo ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë, ky i fundit nuk brengoset fare edhe pse i mungojnë sukseset, reflekton sikurse gjërat tjera janë dytësore dhe pak të rëndësishme, kryesorja për të ai është kryeministër, shkruan Zhurnal.

 

Çfarë bëri Zaev dhe pse iku?

Arritja e tij më e madhe përgjatë mandatit të tij për 4 vite e gjysmë konsiderohet që është anëtarësimi i vendit në NATO, si dhe relaksimi i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq, për sa i përket zhvillimit ekonomik e punësimit nuk është se ka pasur ndonjë rezultat produktiv e të suksesshëm. Edhe pse në krye të Qeverisë erdhi me të ashtuquajturën “e vërteta për Maqedoninë”, gjatë 4 vite e gjysmë sa ishte në qeverisje nuk u kuptua asnjë e vërtetë. Edhe raste për të cilat kishte konstatuar vetë ai se janë të montuara, nuk u zbuluan e publikuan asnjëherë të vërtetat për këto raste, vazhduan të mbesin të montuara dhe shqiptarët dergjeshin ende burgjeve të Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pas disfatës së thellë të partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021 në vend, në të njëjtën kohë ka dhënë dorëheqje edhe nga drejtimi i LSDM-së. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të Maqedonisë së Veriut, një kryeministër ka dhënë dorëheqjen.

Çfarë bëri kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski?

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut ka kaluar një vit prej që është në krye të Qeverisë, por ja që ende suksesi i tij më i madh po mbetet një sekret të cilin nuk e di as vet Kovaçevski. Mbajtja e sekretit mund të konsiderohet sukses, por asesi suksesi nuk mund të mbahet sekret. Pasues i “dështuesit” ish kryeministrit Zaev, Dimitar Kovaçevski, ende nuk ka arrit ta definojë suksesin e tij përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes me vendin.

Maqedonia e Veriut ka pësuar rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon gjatë pandemisë të vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 për qind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoninë e Veriut rënia është pothuajse tre herë më e madhe.

Përpos që ka ulje të investimeve në nivel republikan në Maqedoninë e Veriut, ato pak investime janë bërë në zona të caktuara. Në rajonin e Pollogut, rajon i cili është i populluar me shqiptarë investimet janë të pa njohura për këtë zonë. Mes tjerash është edhe Komuna e Likovës e cila ende figuron si zonë e rrezikut pas luftës së vitit 2001 në vend, dhe ky rajon në hartat e investitorëve sinjalizohet me vijë të kuqe që askush nuk e merre rrezikun të investojë në “zonë rreziku”.

Pra, sukseset e Kovaçevskit karakterizohen me revoltë të paparë më parë nga gjitha sindikatat, raste korruptive të zyrtarëve qeveritar e policor, grevë në arsim, rritje enorme të çmimeve, krizë ekonomike, krizë energjetike, si dhe rritje të euro-skepticizmit në vend.

Kryeministri bashkë me ministrat ishin në Emiratet e Bashkuara Arabe, çfarë sollën nga atje?

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, para disa javëve kanë qenë në vizitë pune në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, çfarë i sollën vendit me këtë vizitë nuk dihet ende.

Mbase, qëllimi i vizitës ishte komunikimi i drejtpërdrejtë me investitorët dhe takim me përfaqësues të fondeve investuese për përmirësimin e aktivitetit ekonomik të shtetit në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore. Megjithatë, ende asnjë veprim konkret nuk është parë deri në këto momente pas kësaj vizite, kjo po dëshmon se vizitat jashtë vendit nga krerët shtetëror më shumë ngjajnë të jenë vizita turistike se sa pune.

Kujtojmë që, tani në këtë fazë vendi ndodhet përballë një sfide të rëndësishme ajo e integrimit evropian, para së cilës janë të domosdoshme ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me futjen e pakicës bullgare në Preambulë, gjithashtu qytetarët shqiptarë kërkojnë që me hapjen e Kushtetutës të largohet edhe përqindja për gjuhën shqipe. Për tejkalim të suksesshëm të kësaj faze delikate duhet një kryeministër i suksesshëm, deri më tani Kovaçevski e ka dëshmuar të kundërtën, por mbetet të shihet në vijim. /Zhurnal.mk

Related posts

Nuk ka marrëveshje me Qeverinë për paga më të larta, LSM do të organizojë grevë të përgjithshme

Xh M

494 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z.H

Bojkot i mësimit në sh.f “Goce Dellçev”, kërkohet kthimi i mësueses Emine Luma Osmani

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More