Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski zyrtarisht dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së

Shkup, 1 dhjetor – Zv.ministri i finansave Dimitar Kovaçevski, sot edhe zyrtarisht ka dorëzuar kandidaturn e tij për kryetar të LSDM-së, informon Zhurnal.

 

Ai para gazetarëve tha se pret mbështetje kur të votohet për përzgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Ai tha se ka dorëzuar dhe programin me të cilin bazohen politikat ekonomike, ritjen e standardit të qytetarëve si dhe sistemin ku vetëm persona me përgjegjësi do të fitojnë avansim.

Kovaçevski gjithashtu shtoi se me shumë mundësi Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Ne kemi rregullore ku të gjithë kandidatët od të ruajnë dinjitetin e anëtarëve dhe partisë. Do t’i përkushtohem promovimit të komunikimit dhe programit tim me anëtarët e partirsë. Bisedimet vazhdojnë sot. Jam optimist, optimist racional dhe punoj për zgjidhje. Thellë besoj se Alternativa do të jetë pjesëe shumicës, kjo do të paraqitë Qeveri stabile”, theksoi Kovaçevski

Related posts

Ministri Hoxha organizon debat publik për projektligjin e ri për kullotat

R Zh

Presidenti Meta e nënshkroi marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut

D V

Varheji: Vonesa në eurointegrimin e Shkupit dhe Tiranës ndikon në besimin e BE-së në rajon

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More