Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Zelenski: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me përkrahje ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Shkup, 9 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski e ka shprehur përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për popullin ukrainas në agresionin brutal, të pajustifikuar dhe të paprovokuar ushtarak, të cilin Rusia e kryen ndaj Ukrainës, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

“Lufta, të cilën Rusia e ka filluar para pothuaj një viti është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB-së. Ukraina është shtet i pavarur dhe sovran, me dispozicion të plotë të integritetit të saj territorial. Agresioni, të cilin Rusia e kryen është për dënimin më të fuqishëm, pasi përveç shkeljes së normave, ajo shkakton edhe vuajtje të madhe të njerëzve dhe e përkeqëson ekonominë globale”, tha kryeministri Kovaçevski.

Gjatë bisedës u bë fjalë edhe për ndihmën e deritanishme dhe përkrahjen, të cilën Maqedonia e Veriut ia jep Ukrainës. Presidenti Zelenski e ka theksuar mirënjohjen e tij deri te populli i Maqedonisë së Veriut për tërë ndihmën dhe përkrahjen e deritanishme. Maqedonia e Veriut, u theksua në takim, edhe si anëtare e NATO-s do të vazhdojë me ndihmë për Ukrainën në të gjitha mënyrat.

Fokus i posaçëm në bisedë ka qenë zhvillimi i ngjarjeve në frontin e konfliktit, si dhe rolin e OSBE-së në mundësitë për armëpushim. Si kryeministër i vendit kryesues me OSBE-në, Kovaçevski paralajmëroi se do ta vizitojë Ukrainën

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy