Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Vazhdojnë bisedimet me ASH-në, ka gjasa për zgjerim të shumicës

Shkup, 21 nëntor – Bisedimet me Aleancën për shqiptarët në kontekst të së ardhmes evropiane të vendit do të vazhdojnë dhe nëse harmonizohemi rreth parimeve kyçe mund të ndodhë zgjerimi i shumicës qeveritare, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se po bisedohet me ASH-në dhe për hyrjen e tyre të mundshme në koalicionin qeveritar, Kovaçevski deklaroi se përgjigja e Ahmetit nuk dallon nga përgjigja të cilën ai tashmë e ka dhënë pas takimit me Taravarin të premten.

“Përgjigja që e dha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk dallon shumë nga përgjigja të cilën e dhashë unë, për shkakun se unë thashë se me partinë Aleanca për shqiptarët posaçërisht me u.d. kryetarin e saj Arben Taravari, bisedova për të ardhmen evropiane të shtetit dhe të gjitha vendimet të cilat duhet të sillen. Gjithashtu, thashë se koalicioni ynë qeveritar është i hapur për të gjitha partitë politike të cilat e ndajnë atë vizion dhe plotësisht thashë se biseduam konkretisht edhe për të gjitha ato ligje dhe reforma të cilat kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dhe politikat evropiane, përkatësisht masat antikrizë për përballje me këtë krizë të madhe ekonomike dhe energjetike globale në të cilën ndodhet edhe vendi edhe Evropa”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai me atë rast shtoi se nuk është biseduar konkretisht për resorë dhe se bisedimet od të vazhdojnë.

“Por, gjithsesi se bisedimet do të vazhdojnë dhe nëse harmonizohemi tërësisht rreth këtyre parimeve bazë për të ardhmen e shtetit, ndërkaq në atë nuk dyshoj, sepse Aleanca për shqiptarët çdoherë edhe në periudhën e kaluar treguan se i mbështesin të gjitha vendimet të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen evropiane të shtetit, ashtu edhe zgjidhjet e tjera ligjore që ishin propozuar, konsideroj se në të ardhmen nëse bisedimet vazhdojnë në vullnet të mirë dhe në frymë pozitive si deri më tani, mund të ndodhë edhe zgjerimi i shumicës qeveritare”, nënvizoi Kovaçevski.

Në kontekst të deklaratës së Taravarit se ASH në këto bisedime ka linja të veta të kuqe, dhe nëse ato janë pengesë për të vazhduar konsultimet, Kovaçevski tha se në të gjitha bisedimet dhe negociatat, është normale secili nga pjesëmarrësit të ketë minimum kushte të cilat duhet të përmbushen.

Për atë nëse kanë biseduar me partnerin qeveritar Alternativa, sipas së cilës shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjerim të saj, Kovaçevski u dakordua se Qeveria është stabile, me 64 deputetë, që u konfirmua me zgjedhjen e Risto Penovit ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe dy gjykatësve kushtetues. Tha se me disa nga partnerët e koalicionit, komunikojnë çdo ditë në orar të caktuar, si dhe me ministrat e Alternativës, por se ende kjo nuk ka qenë temë e bisedimeve me ta.

“Nuk kemi biseduar, megjithatë mendoj se nëse të gjithë jemi të përcaktuar për vazhdim të papengueshëm të rrugës së shtetit në integrimet evropiane, atëherë mendoj se lehtë do t’i arrijmë të gjitha mospajtimet”, konsideron Kovaçevski.

Related posts

VMRO-DPMNE do të propozojë uljen e akcizave për naftë, rrymë dhe ushqim

Z.H

Anketë: Vetëm 31% e bullgarëve mbështesin qasjen e re ndaj Maqedonisë së Veriut

Z.H

Informacion nga Ambasada e Ukrainës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More