Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski thirrje partive politike të ulen dhe të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 25 tetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se partitë politike duhet të ulen dhe të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme. Të gjitha partitë politike, sipas Kovaçevskit, kanë qëndrim pozitiv ndaj ndryshimeve kushtetuese, edhe ato që shprehimisht ishin kundër.

“Është mirë që po diskutohen ndryshimet kushtetuese, e shihni që është hapur një diskutim, mendoj se duhet të jetë një proces që ka ndodhur si deri më tani, përmes një procedure që është e përcaktuar në përputhje me ligjet tona. Sapo hapet një procedurë e tillë, kur shihet se ka vullnet, praktikisht vullnet konsensual për ta bërë këtë, dhe shoh që të gjitha partitë politike kanë qëndrim pozitiv ndaj ndryshimeve kushtetuese, madje edhe ato që ishin shprehimisht kundër. tani tregojnë se në bazë të kushteve do të mbështesim ndryshimet kushtetuese, mendoj se duhet të ulemi në tryezë. Të gjitha partitë politike duhet të shprehin supozimet dhe qëndrimin e tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe se në fund mund të arrihet një zgjidhje që normalisht do të ishte e pranueshme për të gjithë, tha Kovaçevski, pas deklaratave të Aleancës për Shqiptarët dhe formulimit të Besës “20 për qind në Kushtetutë duhet të zëvendësohet me “gjuhën shqipe”.

I pyetur nëse do të ulet në bisedime edhe me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, kryeministri theksoi se është normale që të ketë takime me liderët e të gjitha partive politike sa herë që ka çështje me interes për të gjithë qytetarët.

“Ne u takuam me Mickoskin kur ishte propozimi francez, tani për krizën energjetike dhe është një komunikim normal ndërmjet kryetarëve të partive politike parlamentare. Natyrisht, ne do të takohemi sa herë që ka ndonjë çështje që është me interes për të gjithë qytetarët, ashtu siç takohemi edhe me kryetarët e partive tjera politike, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse ka ofertë që Aleanca për shqiptarët të jenë pjesë e Qeverisë apo bisedë me ta, ai tha se nuk ka bisedë me asnjë parti për përfshirje në Qeveri dhe nuk mund të japë përgjigje pozitive.

Kryeministri thotë se nuk ka dijeni për aferën që dje e kishte paralajmëruar VMRO-DPMNE-ja për pronat sekrete të pushtetarëve, por urdhëroi gjithçka që kanë si indikacione t’ia dorëzojnë Komisionit Kundër Korrupsionit.

“Çdo zyrtar është i obliguar që në fletën e anketimit të deklarojë gjithçka që ka fituar gjatë jetës së tij, ashtu si unë, tha kryeministri Kovacevski.

Related posts

Për 33 vota shqiptarët humbën Komunën e Bërvenicës

D V

Trencevska zgjidhet kryetare e Forumit të gruas në LSDM

Xh M

Hulumtim për dhunën në shkollat e mesme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More