Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Të gjithë 120 deputetët do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Shkup, 26 gusht – Deputetët të cilët i përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në lartësinë e detyrës dhe të gjithë 120 të mbështesin vazhdimin e rrugës së vendit drejt anëtarësimit të barabartë në BE, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Siç theksoi Kovaçevski në konferencën për shtyp në Qeveri, ndryshimet kushtetuese do të kalojnë përmes procesit të diskutimit parlamentar dhe ata janë diçka që vendi duhet ta bëjë.

Kryeministri njëherit porositi q[ë çështjet siç janë ndryshimet kushtetuese, të mos shfrytëzohen për interesa të ngushta partiake.

“Besoj se të gjithë 120 deputetët duhet t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese sepse me to futen pjesë nga popuj të tjerë të cilët jetojnë këtu, të cilët kanë shprehur dëshirë të jenë pjesë e Kushtetutës sonë. Ne tashmë kemi disa pjesë të popujve të cilët janë pjesë e Kushtetutës, krahas popullit maqedonas. Ekzistojnë shtete me madje 25 popuj në Kushtetutë, si Kroacia dhe ajo vetëm e pasuron kohezionin shoqëror. Lidhur me numrin e mjaftueshëm të deputetëve të cilët do t’i votonin ndryshimet thashë se është obligim i secilit deputet, sepse kanë obligim ndaj qytetarëve dhe shtetit në raport me të ardhmen evropiane. Prandaj ekziston diskutim në Kuvend i cili duhet të bazohet në argumente, fakte dhe perspektiva të shtetit”, theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, lidhur me partitë politike, qartë janë diferencuar dy koalicione – njëri i cili është për Maqedoni të Veriut evropiane dhe i cili së bashku me pjesën dominuese të qytetarëve dëshiron ta shohë shtetin si pjesë të BE-së, dhe VMRO-DPMNE dhe E Majta të cilat janë kundër anëtarësim në BE-së dhe për atë vazhdimisht gjejnë shkaqe të reja të cilat nuk kanë kurfarë lidhje me realitetin, as kanë pasur në 11 vitet kur ata ishin në pushtet dhe kur shteti nuk u zhvendos as një milimetër në eurointegrime, ndërkaq ishte edhe e robëruar në rpaort me demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

“Koalicioni i dytë nuk ofron kurfarë alternative. Njëri partner i koalicionit të VMRO-DPMNE-së ofron një llok aleance aziatike me shtete të Azisë Qendrore që konsideroj se është non sens lidhur me eurointegrimet”, potencoi kryeministri.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy