Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Të bashkuar, të vazhdojmë rrugën evropiane, me guxim dhe me ritëm të përshpejtuar

Shkup, 23 tetor – “Në ditën e sotme të luftës revolucionare maqedonase, me krenari përkujtojmë revolucionarët maqedonas dhe përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase”, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në rrjetet sociale nderë të festës së 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.

На денешниот Ден на македонската револуционерна борба гордо ги споменуваме македонските револуционери и нивниот стремеж,…

Posted by Dimitar Kovacevski on Monday, October 23, 2023

“Vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm për krijimin e një shteti evropian dhe të avancuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Të bashkuar, le të vazhdojmë rrugën evropiane me guxim dhe me hap të përshpejtuar dhe të sigurojmë një të ardhme progresive për fëmijët tanë.

Gëzuar 23 tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M