Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Sonte përfundojmë me premtimet, prej nesër nisim me realizimin e tyre

Shkup, 12 dhjetor – Sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i rrekemi punës. Përgjegjësia është e jona për gjithçka që do të ndodhë në parti, por edhe në vend, ka porositur sonte Dimitar Kovaçevski pas zgjedhjes kryetar i LSDM-së.

 

Ai në fjalimin ka theksuar se çdoherë kur LSDM është e fuqishme dhe ka agjendë të qartë, shteti ecë përpara.

“Prandaj na duhet LSDM e fuqishme dhe e bashkuar e cila ka qëllime të qarta dhe energji për zbatimin e saj. Ne jemi shtyllë e pjesës progresive të shoqërisë dhe qytetarët me të drejtë presin nga ne të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi. Sonte përfundojmë me premtimet, prej nesër fillojmë me realizmin. Na pret punë e vështirë që ta kthejmë besimin te qytetarët dhe anëtarësinë”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar liderin e deritashëm të LSDM-së, Zoran Zaev, jo pse vetëm në mandatin e tij realizoi fitore të rëndësishme, por që me guximin e tij të gjithë i ka motivuar dhe inspiruar.

“Zaevi e konsolidoi LSDM-në në kushte shumë të vështira, e ktheu lirinë dhe demokracinë, me qytetarët e rrëzoi regjimin e Gruevskit, vendosi një shoqëri për të gjithë, e ço vendin në NATO dhe e solli para dyerve të negociatave të BE-së, na mësoi çka është liderizëm, na la amanet të vazhdojmë rrugën e zhvillimit demokratik dhe nga ajo rrugë ne nuk do të devijojmë”, ka thënë Kovaçevski.

Lideri i ri i LSDM-së është ndalur edhe në programin e tij “Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim” që siç tha, ka tre parime kryesore.

“Doemos ta kthejmë unitetin në parti, doemos të vazhdojmë vlerat socialdemokrate dhe në bazë të atyre të ndërtojmë politika shtetërore, ndërsa për këtë do na duhen njerëzit më të mirë. Doemos t’u jepet shans të gjithëve që kanë kapacitete profesionale- ta hapim partinë për kuadro të reja dhe në vend dhe jashtë që do të sjellin mentalitet të ri në menaxhimin edhe në parti dhe institucione. Të punojmë me forca të bashkuara, vendi ynë të udhëhiqet nga parime socialdemokrate”, ka thënë ai.

Sipas tij, kuptohet se në parti do të ketë vend edhe për kundërkandidatët e tij Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski që siç tha, ka raporte të shkëlqyera dhe bashkëpunimi.

Në pyetjen e gazetarëve rreth kontestit me Bullgarinë nëse merr mandat për përbërje te qeverisë së re, Kovaçevski me përgjigje se për momentin vendi zhvillon bisedime me Bullgarinë që bazohen në vlera evropiane dhe në të respektohen rezultat e miratuara.

Lidhur me vendimet e reja kadrovike në qeveri dhe resorët, ai tha se do të duhet të pret vendimin e Këshillit qendror të partisë.

Related posts

Sela nga Zhelina: Këto zgjedhje janë betejë mes të ndoturës dhe të pastrës

Redaksia

Kolona në pikat kufitare të Maqedonisë, më shumë udhëtarë në Tabanoc

D V

Ndahen certifikatat për këshilltarët e rinj të Dibrës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More