Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski-Shole: Jemi të fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh

Nju Jork, 23 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork,  sot u takua me Derek Shole, këshilltar amerikan për politikë të jashtme dhe autor, i cili për momentin punon si këshilltar në Departamentin e shtetit të SHBA-së.

 

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, është konfirmuar partneriteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Është theksuar se Maqedonia e Veriut përparoi nga një vend që aspironte  të bëhet anëtare e NATO-s, në një aleat të besueshëm, të barabartë dhe të aftë.

Në mbledhje, siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Kovaçevski dhe Shole diskutuan për projektet aktuale për tranzicionin energjetik dhe mjedisin jetësor, Të dy vendet e përsëritën përkushtimin në kushte të krizës energjetike botërore për të rritur diversifikimin e energjisë.

Kanë diskutuar edhe për vlerën e SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut për ta zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e shkëmbimeve arsimore, kulturore dhe profesionale.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, e cila  që nga viti 2019 ka investuar gati 60 milionë dollarë në industri, infrastrukturë dhe inovacion.

Related posts

Pjesë të disa komunave të Shkupit nesër pa energji elektrike

D V

Mbyllja e konsullatës ruse në Manastir, Rusia e pakënaqur për vendimin

Xh M

Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More