Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Sanksionimi dhe parandalimi janë hallka në trajtimin e dhunës me bazë gjinore

Shkup, 2 dhjetor – Rastet si “Dhoma publike” na i treguan dobësitë e sistemit, por gjithashtu na treguan se sanksionimi dhe parandalimi janë hallkat më të rëndësishme në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski  në konsultimin rajonal në organizim të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Aktgjykimet e të akuzuarve në rastin “Dhoma publike”, siç bëri të ditur kryeministri, dekurajojnë përsëritje të tjera të rasteve të tilla. Me ndryshimet dhe vendosjen pjesës “përgjime”, shtoi Kovaçevski, parashikohen sanksione të rrepta për ngacmim përmes internetit.

“Kjo do të thotë se kushdo që ndjek në mënyrë të paautorizuar, përndjek ose do të ndërhyjë në jetën personale  të një personi tjetër përfshirë edhe të vendosë kontakt të padëshiruar mund të dënohet me një dënim deri në tre vjet burg dhe kjo besoj se do të bëjë një kthese në lirinë të cilën deri më tani e kanë ndjerë ata të cilët pa përgjegjësi i kanë  shqetësuar jetët e shumë grave dhe vajzave, disa për shkak të profesionit, disa për shkak të aktivizmit politik apo civil dhe të ngjashme”, tha Kovaçevski.

Fokusi i Qeverisë deri tani dhe në të ardhmen, sipas kryeministrit, do të jetë zbatimi praktik i legjislacionit sepse, siç theksoi, çelësi i përballjes me sukses të dhunës me bazë gjinore qëndron në zbatimin dhe mekanizmat që do të avancohen në praktikë.

“Ligji për barazinë gjinore duhet ta përforcojë pozitën dhe statusin në shoqëri dhe të sigurojë qasje të barabartë në resurse  dhe pjesëmarrje të barabartë në vendimmarrje në të gjitha fushat e shoqërisë. Ai parashikon formimin e sekretariatit, qëllimi kryesor i të cilit është ndjekja e  masave për barazinë gjinore. Por, si dhe çdo çështje e rëndësishme shoqërore, edhe kjo kërkon përpjekje të përbashkëta shoqërore. Ne si Qeveri, duhet të sigurojmë politika dhe mekanizma, por këtu duhet të veprojmë në koordinim me organizatat civile, me komunitetin akademik dhe me mediat”, thekson kryeministri.

Kovaçevski theksoi se nuk mjafton vetëm vendosmëria apo veprimi i Qeverisë, por nevojitet një veprim më i gjerë i konsoliduar që do të shkaktojë ndryshime të gjera shoqërore.

“Duhet të dalim nga pikëpamjet konservatore që po na pengojnë përparimin  si shoqëri. Është me vend të barazohemi   me vendet e suksesshme ekonomikisht, të cilat në mënyrë statistike dhe shkencore   janë ekonomikisht të forta, sepse kanë siguruar shoqëri që janë të barabarta në bazë gjinore dhe që krijojnë gra të pavarura ekonomikisht. Për të arritur këtë qëllim e presim partneritet të të gjitha forcave progresive”, përfundoi Kovaçevski.

Related posts

Dy ndeshjet e sotme të Ligës së Dytë kanë përfunduar me këto rezultate

Redaksia

EDITORIAL / Gjuha e urrejtjes, pasoja të dëmshme për fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme

Redaksia

Ivanovska: Rreth 20% e ankesave nga qytetarët kanë të bëjnë me gjyqësorin

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More