Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski priti me nderimet më të larta kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Shkup, 14 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e ka pritur zyrtarisht kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski e priti delegacionin qeveritar shqiptar të kryesuar nga kryeministri Rama.

Siç informojnë nga Qeveria, pas pritjes zyrtare, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama, kanë një takim kokë më kokë, pas së cilës pason një seancë ndërqeveritare, në të cilën dy kryeministrat Kovaçevski dhe Rama mbajtën fjalime hyrëse. Më pas do të ketë diskutim mes delegacioneve qeveritare të dy vendeve.

Njëherit, në seancën e sotme do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume mes ministrave të dy vendeve, të cilat i referohen forcimit të bashkëpunimit në disa segmente.

Pas përfundimit të seancës ndërqeveritare, kryeministrat Kovaçevski dhe Rama do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në përbërje të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut janë Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Punëve, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Nikolla Tupançeski, ministër i Drejtësisë, Fatmir Besimi, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Bekim Sal, ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Risto Penov, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Bisera Kostadinovska Stojçevska ministre e Kulturës, Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Xhemail Çupi, ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën, Abdylshyqyr Abedini, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Metodija Dimovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në përbërje të delegacioni shqiptar janë Belinda Balluku – zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Niko Peleshi – ministër i Mbrojtjes, Olta Xhaka – ministre e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Delina Ibrahimaj – ministre e Financave dhe Ekonomisë, Bledar Çuçi – ministër i Punëve të Brendshme, Mirela Kumbaro – ministre e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor, Elva Margariti – ministre e Kulturës, Bora Muzhaqi – ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Edona Bilali – ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësisë, Ronaldo Risto – zëvendësministër për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ulsi Manja – ministër i Drejtësisë, Ogerta Manastirliu – ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Kushi – ministër i Arsimit dhe Sportit, Milva Ekonomi – ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimit, Elisa Spiropali – ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Majlinda Duka – ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore me BE-në dhe Fatos Reka – ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Diplomat grek me përvojë nga Lindja e Largët do të jetë ambasadori i ri i BE në Shkup – Kush është Mihalis Rokas

Xh M

Asambleja parlamentare e KE votoi pro anëtarësimit/ Ahmeti: Kosova i takon Europës

Xh M

Nga seanca e 15 dhe 16 e Qeverisë, ja vendimet

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy