Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski planifikon ta propozojë Qeverinë rreth 10-11 janarit

Shkup, 29 dhjetor – Kryetari i LSDM-së dhe mandatar Dimitar Kovaçevski planifikon që Qeverinë ta propozojë rreth 10-11 janar të vitit të ardhshëm, gjegjësisht në një afat më të shkurtër se sa është me Kushtetutë.

Në intervistën për Kanal 5 sonte Kovaçevski shtoi se parimi i përgjegjësisë do të jetë tipari i udhëheqësisë.

“Mënyra teknokratike e udhëheqjes zakonisht lidhet me dorën e fortë të qeverisjes, megjithatë për mua kjo nënkupton një merit sistem të menaxhimit, ku secili i cili kryen një funksion të caktuar politik, duhet me përgjegjësi dhe me ndershmëri  t’i kryejë detyrat e veta, në përputhje me synimet e përcaktuara. Secili, përmes shembullit personal, të punojë në interes të qytetarëve dhe të përgjigjet në rast të mosveprimit”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se nga puna e Qeverisë së re mund të pritet përkushtim të fortë të reformave ekonomike në shtet, përkushtim të fortë në përballjen me çështjet më urgjente, ndërsa këto janë sfidat e krizës globale energjetike, korrupsioni, sundimi i së drejtës, si dhe vazhdimi i rrugës për të hyrë në BE.

Related posts

Durimit po i vie fundi? Pas takimit me Kovaçevskin, Rama: Në Qershor ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Xh M

Oxhaqet e pa pastruara arsyeja për zjarre, trajnohen 25 pastrues, paraqiten vetëm 6 raste

Xh M

Bytyqi: Ndryshuam perceptimin e investitorëve të huaj se vendi është një destinacion me fuqi punëtore të lirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More