Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Për t’u përballur me krizën energjetike nevojitet bashkëpunim e jo duel

Shkup, 1 nëntor – Duel ose debat me cilindo në shtet, duke përfshirë edhe kryetarin e një prej partive opozitare do të ketë, por përballja me krizën energjetike dhe ekonomike nuk bëhet përmes duelit ose debatit politik, por përmes punës dhe bashkëpunimit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në SHA MEPSO për modernizimin e pajisjes së telekomunikimit.

 

Sipas kryeministrit, para së gjithash duhet me përkushtim të punohet në Parlament, ku, siç tha, “duhet të miratohen të gjitha ligjet dhe vendimet të cilat janë në interes të qytetarëve, në vend se të bllokohen për pikë të vogla politike për çka nuk mund të realizohen masat antikrizë ose financimi i likuiditetit të sektorit”.

I pyetur pse nuk pranon intervistë për disa media të caktuara, Kovaçevski tha se kudo që do ta thërrasin dhe ku do të mund të harmonizohet termini, në shumicën e televizioneve dhe mediave ka dhënë intervista.

“Për paraqitje në televizione asnjëherë nuk kamë bërë dallime dhe nuk ekziston pyetje të cilës nuk i jam përgjigjur”, tha Kovaçevski.

Related posts

Ganiu mirëpriti në takim kryetarin e komunës së Tearcës, Nuhi Nezirin

Z.H

Shpërblim financiar për mjekët amë nëse i kanë mbi 70 për qind pacientë të vaksinuar

D V

Angelovski: Procesi zgjedhor zhvillohet qetë, pa prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More