Shkup, 8 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska morën pjesë në ngjarjen “Rrëfime të ndryshme, luftë e përbashkët”, organizuar në Qeveri me rastin e shënimit të 8 Mars – Ditës ndërkombëtare të gruas.
Rrëfime të veta personale dhe inspiruese gjatë ngjarjes i ndanë edhe disa gra nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore. tek të gjitha ato, ishte i dukshëm humaniteti dhe guximi, që i kanë të përbashkëta në mposhtjen e sfidave jetësore.
Duke dërguar urime me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, kryeministri Kovaçevski nënvizoi se kjo ditë mund të shfrytëzohet për t’i bërë të zëshme porositë dhe se pa barazi të plotë gjinore nuk ka as demokraci, as drejtësi sociale, ndërsa angazhimi i tij personal është që kjo të mos jetë vetëm sot.
Kjo ditë, sipas tij, është mundësi për të biseduar për barazinë ekonomike, politike dhe sociale të grave, por ajo është e para nga 365 ditët e zëshme për çka unë, nënvizoi, angazhohem fuqishëm.
Vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare. për herë të parë në këtë ligj janë definuar format e ndryshme të dhunës ndaj grave, dhe për herë të parë kemi zgjidhje ligjore e cila dhunën ndaj grave dhe vajzave e definon si dhunë të bazuar gjinore. Ky është ligji i parë i cili u jep obligim institucioneve të veprojnë me vëmendje të detyrueshme gjatë mbrojtjes së grave viktima të dhunës dhe dhunës familjare. Për herë të parë në legjislaturën nacionale është vendosur edhe procesi kyç për mbyllje të rrethit të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare me riintegrimin e grave viktima të dhunës. Në ligj, njëherit është paraparë edhe veprimi i shpejtë dhe efikas i të gjitha institucioneve në përgjigje institucionale ndaj çfarëdo lloji të dhunës.
Për herë të parë deri më tani, theksoi Kovaçevski, ligji parasheh edhe obligim të gjykatave të cilat janë të detyruara në afat prej 24 orëve nga dhuna të sjellin vendim për mënjanim të kryesit nga shtëpia prej 10 deri 30 ditë, si dhe pako të masave dhe shërbimeve për qëndrim të përkohshëm të grave viktima të dhunës familjare, fëmijëve të tyre, viktimave të[ tregtisë me njerëz dhe dhunës seksuale, ku do t’u sigurohet ndihmë dhe mbështetje.
Përkujtoi edhe se në Kodin penal janë vendosur si vepra të reja penale “përndjekja” dhe “shqetësimi seksual” si përgjigje ndaj keqpërdorimit të kanaleve të internetit për komunikim.
Me rritjen e re të rrogës minimale, ndërkaq, theksoi Kovaçevski, u dalim në ndihmë të punësuarave në industrinë e tekstilit, këpucëve dhe lëkurës, në të cilat përqindja më e madhe janë gra.
Sipas tij, granti për gratë rurale nga masa “Mbështetje për anëtar aktiv femëror në amvisërinë bujqësore” është vetëm një nga shumica e masave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, për mbështetje të drejtpërdrejtë të bujkeshave. Më tej janë masat “Bujk i ri” si dhe mbështetje për fillim të agro-biznesit të ri.