Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski nuk ka biseduar me Mickoskin ose ndonjë tjetër për angazhimin e kompanive nga vendi për nënrealizues të Korridoreve 8 dhe 10d

Shkup, 7 qershor – Me mua nuk ka biseduar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, as ndonjë tjetër, për atë se cilat kompani do të jenë nënrealizues të ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10d, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse u bisedua në këtë temë për angazhimin e kompanive ndërtimore nga vendi.

Ai, pas takimit të liderëve me Mickoskin në Klubin e deputetëve, tha se vendi i jonë ka marrëveshje me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

“Të gjitha vendimet që merren në implementimin praktik të punës së atij projekti, janë në pjesën e konzoriumit, në kuadër të, sipas marrëveshjes, kryerjes së shpejtë dhe efikase të projektit, ndërsa kontrolli po zhvillohet në kuadër të NP për Rrugë Shtetërore dhe normalisht Ministrisë së Financave, ku çdo transaksion financiar që do të bëhet nga NPRRSH deri te konzorciumi, do të publikohet në pjesën e portalit për financa publike”, tha Kovaçevski pas takimit të liderëve. 

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy