Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski nuk dëshiron të komentojë për zënkat në VMRO-DPMNE, por bën thirrje për bashkim për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 25 shtator – Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nuk dëshiron t’i komentojë zënkat në VMRO-DPMNE-në opozitare ose siç thotë “nuk dua të komentoj dinamika në parti tjera politike”. Bën thirrje për bashkim për ndryshimet kushtetuese, për hyrje më të shpejtë të vendit tonë në BE.

“E kam thënë disa herë që gjëja kryesore në shtet është që të gjithë të bashkohemi në ndërtimin e një shteti evropian, që së bashku në Kuvend të hapim rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Një vit më parë kemi nisur një proces skriningu, i cili po zhvillohet me shumë sukses dhe për këtë arsye askush nuk bën pyetje. Nëse do të kishte shkuar keq, ndoshta do të kishte një pyetje për skriningun. Megjithatë, ajo po zhvillohet me sukses”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës në kompaninë “Alma – M”.

Kyeministri Dimitar Kovaçevski sot i ka dënuar ndodhit e djeshme në Kosovë dhe përsëriti se nuk ka rrezik pas gjendjes së sigurisë në vend.

Theksoi se pritet një vendim në Kuvendin e Maqedonisë, e cila duhet të merret me dy të tretën e shumicës për ndryshimet kushtetuese, me qëllim që të hapen kapitujt dhe klasteret. Kovaçevski është optimist se sapo që të hapen klasteret, kapitulli i parë do të mbyllet që në shkurt të vitit 2024, sepse në atë pjesë shteti ynë është i gatshëm në mënyrë institucionale, ligjore, si dhe me potencialin kadrovik me të cilin disponojnë institucionet përkatëse.

“Unë gjithmonë kam besuar se në opozitë ka njerëz që duan ta shohin vendin si anëtare të BE-së, nëse dikush e ka parë gabimin nga izolimi i shtetit, ajo është VMRO DPMNE”, nënvizoi Kovaçevski.

Ai theksoi se vendimet strategjike për vendin janë vendime të vështira dhe sipas tij, vendi ynë e ka pasur rrugën më të vështirë për anëtarësim në NATO dhe tani në BE. 

Related posts

Gratë në “luftë” për mbijetesë nga meshkujt!

I.A

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht cilësor

D V

Nxënës, shokë, prindër, qytetarë nënshkruhen në Librin e zisë në SHF “Johan Hajnrih” – Pestaloci” për të ndjerën Vanja Gjorçevska

D V