Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski në takim me senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

Shkup, 26 maj – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me anëtarin e Senatit të SHBA-ve, Chris Murphy, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe që SHBA-të i japin vendit tonë, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut mbetet një partner stabil, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin bilateral dhe në NATO, i fokusuar në prosperitetin demokratik, si dhe në aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera për paqen botërore.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

U diskutua edhe për reformat në fushën e sundimit e sw drejtws dhe luftën kundër korrupsionit, ku Kryeministri Kovaçevski theksoi se këto janë prioritetet tona kryesore. Korrupsioni, siç theksoi Kryeministri, është kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, minon institucionet dhe vlerat e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe kërcënon zhvillimin e qëndrueshëm dhe shtetin e së drejtës. Kryeministri theksoi se ne e vlerësojmë lartë mbështetjen në kuadër të ndihmës së SHBA-së për zhvillimin e strategjive kundër korrupsionit për secilin vend të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të strategjive nacionale kundër korrupsionit që tashmë janë krijuar në shumë fusha.

Në takim u bisedua edhe për sfidat e ardhshme të vendit në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat Kryeministri Kovaçevski tha se ky proces do të përcaktojë rrjedhën e ardhshme të vendit në raport me procesin e integrimeve evropiane.

Duke theksuar mbështetjen e fuqishme nga SHBA-të për vendin, Senatori Chris Murphy theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e politikave që çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE sepse kjo është e vetmja mundësi që çon në stabilitet, paqe dhe siguri, si në vend ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy