Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski me Reno-Baso: Mbështetja e BERZH-it për Maqedoninë e Veriut vazhdon, fokusi në projektet e infrastrukturës dhe energjisë

Shkup, 28 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin  i angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrin e financave, Fatmir Besimi, sot në Londër takuan kryetarin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi, Odil Reno-Baso, në kuadër të Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski e vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën Maqedonia e Veriut është partner për gati 30 vjet dhe në të cilën nga viti 1993 e deri më sot banka ka miratuar projekte thelbësore në sektorin publik dhe privat që kanë rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve.

Në takim u theksua se nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe BERZH në nëntor  të vitit 2020 paraqet një hap i rëndësishëm përpara kuadër të bashkëpunimit tonë, i cili njeh procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian përmes një kombinimi të investimeve dhe ndihmës teknike.

“Progresi i Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane është mbështetur dukshëm nga BERZH, tha kryeministri Kovaçevski dhe theksoi se mbështetja e BERZH-it në periudhën e ardhshme në investimet e gazit natyror dhe pjesëmarrja e bankës në interkoneksionin ndërkufitar të gazit me Greqinë, Kosovën dhe Serbinë si dhe të tubacioneve për transmetimin e gazit natyror për korridoret kryesore të gazit Shën Nikollë-Veles dhe Gostivar-Kërçovë”, thuhet në kumtesë.

Kovaçevski në takim përshëndeti vendimin e BERZH-it nga Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor për bashkëfinancimin e pjesës lindore të Korridorit 8 hekurudhor , seksioni i fundit Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë.

Ky projekt është një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë, tha Kovaçevski, duke pasur parasysh se është pjesë kyçe e bisedimeve të fundit me palën bullgare, gjegjësisht është një projekt strategjik mbi të cilin grupi punues bilateral në sektorin e transportit  është duke punuar në mënyrë aktive.

Kovaçevski informoi Presidenten e BERZH Reno – Baso mbi Planin Strategjik të Investimeve 2021 – 2027 i cila ka për qëllim të inkurajojë rimëkëmbjen afatgjatë, duke u fokusuar në investimet kryesore produktive dhe infrastrukturën e qëndrueshme, veçanërisht në fushat e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, konkurrencës së sektorit privat, forcimit të inovacionit dhe zhvillimi i sektorëve bazë shoqërorë, si dhe forcimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso, përshëndeti rolin udhëheqës që ka Maqedonia e Veriut në bashkëpunimin rajonal dhe shtoi se lidhja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është jetike për perspektivat ekonomike dhe stabilitetin politik të rajonit. 

Related posts

Zbulohet një automjet që ka kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit adekuat (KRGJ)

D V

Platformë e hapur përmes së cilës kompani gjermane-blerëse kërkojnë furnizues nga Maqedonia e Veriut

Z.H

Prej sonte në mesnatë lirohen çmimet e naftës dhe të vajit ekstra të lehtë, benzina mbetët me çmim të njëjtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More