Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski me lajm të mirë për bullgarët, por që gjatë kohë e presin edhe shqiptarët

Sofje, 25 janar – Qytetarë me përcaktim të veçantë mund të kërkojnë që të përfshihen në Kushtetutë, por ky është një proces i cili ka më shumë hapa, kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski

 “Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet kushtetuta që të bëhen dhe ndryshime të tjera, asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, kuptohet në bazë të kërkesave të qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Hapja e Kushtetutës është kërkesë e kamotshme edhe e shqiptarëve, të cilët shpresojnë se me afrimin e vendit në BE, do të hapen mundësitë edhe për ralizim të ëndrrës për barayi të plotë, shkruan Zhurnal.

Related posts

Ish-kryetari i komunës së Novo Sellës kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

Xh M

LSDM: VMRO me Siljanovskën ofrojnë kthim në izolim, larg BE-së

Xh M

“Karta Evropiane e Rinisë” në Maqedoninë e Veriut, një projekt joefikas me vonesa dhe kufizime në përdorim

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy